FSK e gatshme të reagojë në çdo cep të Kosovës (VIDEO)
Forcat Speciale të Kosovës janë të gatshme të reagojnë në çdo cep të vendit në kuadër të misionit që të garantojë siguri në raste krizash.

Duke folur për nivelin e gatishmërisë së brigadës, eprori i FSK-së Ejup Maqedonci ka dhënë se "ne kemi një standard të jemi të gatshëm për 2 orë e 30 minuta," ka thënë Maqedonci.

Në intervistën për "Drejtësia në Kosovë", Maqedonci ka shpjeguar rolin e njësisë duke dhënë detaje edhe për mjetet të cilat përdoren për të ofruar siguri gjatë realizimit të misionit të FSK-së.

FSK-ja ende nuk ka marrë detyra ushtarake, pasi për ta bërë transfomimin e saj në forca të armatosura duhen ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve dhe dy të tretave të deputetëve të pakicave, por deputetët e Listës Serbe nuk po kanë vullnet për ta mbështetur këtë proces.

Për transformimin e FSK-së u diskutua në Kuvend më 14 shkurt, ndërsa u miratua një rezolutë që i kërkon qeverisë që sa më shpejt ta dërgojë në parlament projektligjin për forcat e armatosura.

Rreth 28 kilogramë peshojnë pajisjet e një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës që patrullon në terren të hapur.

Arma e tij peshon 4 kilogramë, çanta 13 kilogramë, ndërsa antiplumbi dhe pajisjet e tjera 9 kilogramë.

Kujtojmë se për transformimin e FSK-së u diskutua në Kuvend më 14 shkurt, ndërsa u miratua një rezolutë që i kërkon qeverisë që sa më shpejt ta dërgojë në parlament projektligjin për forcat e armatosura. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2017, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori