Fshatrat e zonës malore të Rugovës nuk kanë asnjë
mjek urgjence.
Ambulanca më e afërt në bjeshkët e Rugovës për 1.500 familje të kësaj ane është 17
kilometra larg.
Ndërkaq, nga qendra turistike e Bogës duhet të bëhen edhe 10
kilometra më shumë.
Drejtori komunal për shëndetësinë në komunën e Pejës, Petrit Loci thotë për Klan Kosova se mungesa e
mjekëve lidhet me mungesën e banorëve në këto zona.
Ai u shpreh se vetëm gjatë sezonit të verës dërgohen ekipe
mjekësore në bjeskh,ë për shkak të turistëve në atë periudhë të vitit.
Ruogavasit shpreojnë që të Rugova të bëhet komunë me vete dhe të mos varen më nga Peja, pasi ndihma shëndetësore për ta për momentin mungon totalisht. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2014,
ora 10:57