Fshati merr një vendim për imamin që ofendoi Haradinajt
Kryesia e fshatit Fortesë të komunës së Rahovecit ka kërkuar shkarkimin e hoxhës Bedri Bytyçi nga kjo kryesi.

Kjo, për shkak se imami kishte bërë deklaratë skandaloze lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinajt, babit të kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilin të gjithë e njohin si veprimtar të çështjes kombëtare.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa lexues të cilët kanë thënë se me të lexuar deklaratat e Bytyçit, kryesia e fshatit është mbledhur dhe ka dalë me vendim për shkarkim të këtij hoxhe,raporton indeksonline. I njëjti, pasi iu bë publik në media, ka mbyllur edhe faqen e tij në Facebook.
Shtuar më 17/06/2018, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori