FSBK konfirmon pjesmarrjen në protestën e 18 prillit
Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës përkrah protestën e opozitët të paralajmëruar me 18 prill dhe konfirmon se do të jetë pjesë e saj për përkrahje të qytetarëve, kundër kapjes së shtetit.

Përmes një njoftimi të bërë FSBK shkruan se sot më shumë se kurrë për shkak të situatës së përgjithshme në vend ku po mbretëron korrupsioni e krimi i organizuar në nivel qeveritar, derisa qytetarët e vendit po ballafaqohen me mbijetesën e tyre të rrezikuar nga papunësia dhe varfëria, vlerësojmë se sot më shumë se kurrë ka nevojë për reagim qytetar.

Ndërkohë ka bërë thirrje për të gjithë anëtarët e saj dhe qytetarët në përgjithësi që ti bashkohen protestës dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori