EMRI/ Zbulohet kush e porositi ekzekutimin e shqiptarit Selavdi Shelaj në 2020

Të tjera detaje kanë dalë nga ekzekutimi i shqiptarit Selavdi Shelaj në 20 shtator të vitit 2020.

Hetuesit italianë kanë arritur të zbulojnë se kush është porositësi i ekzekutimit të shqiptarit në plazhin “Bora Bora” në Romë.

Sipas mediave italiane porositësi i kësaj vrasjeje ka qenë Giuseppe Molisso.

Ndërkohë Molisso i cili tashmë ndodhet në burg akuzohet edhe për porositjen e vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Costantino që ndodhi më 13 korrik 2021 në rrethin Alessandrino.

Sipas hetuesve, vrasja e Shelajt, i njohur si Simone, i atribuohet një aksioni me karakter hakmarrës pas pritës së 14 nëntorit tre vjet më parë ndaj Leandro Bennato, subjekt që besohet se është i afërt me Molisso.

Me kërkesë të prokurorëve të DDA-së, ushtria ka njoftuar një urdhër paraburgimi në burg për Giuseppe Molisso.

Autori është 40 vjeç dhe me origjinë napolitane, ndërsa rezulton tashmë i ndaluar për një çështje tjetër kriminale.

Urdhër arresti është lëshuar edhe për Guido Cianfroça, i dyshuar serioz për gjetjen e armës së vrasjes.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur pranë një kioske, ndërsa autorët që kryen atentatin u arrestuan më 17 dhjetor të vitit të kaluar.’

Ata janë Enrico Bennato dhe argjentinasi Raul Esteban Calderon. Mbi këtë të fundit tashmë rëndojnë edhe akuzat për vrasjen e ultrasit të Lazios, Fabrizio Piscitello.