Fronti Popullor për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të
Enver Hoxhës, të shtunën në Ferizaj, me një marsh përkujtimor ka shënuar 104- vjetorin e
lindjes së ish-liderit komunist,
Enver Hoxha dhe njëherit ka shpalosur platformën politike të këtij organizmi, që synon shtrirjen organizative gjithandej ku jetojnë shqiptarët.
Kryetari i frontit Remzi
Hasani, ka sjellë momente nga jeta dhe vepra e
Enver Hoxhës duke thënë se Enveri ishte në ballë të luftës antifashiste nacionalçlirimtare dhe arkitekt kryesor i mobilizimit të shqiptarëve në frontin e madh të punës, përmes të cilit edhe ngriti Shqipërinë e re nga themelet.
"Klithmat antienveriste gjatë këtyre dy dekadave të fundit nuk janë asgjë tjetër përpos një urrejtje e shfrenuar ndaj faktit se në epokën e këtij burri të madh, asnjëherë nuk i ka buzëqeshur fytyra tradhtisë", ka thënë
Hasani. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2012,
ora 16:47