Frashëri e quan Vetëvendosjen sekt
Frashër Krasniqi i PSD-së e ka cilësuar Vetëvendosjen si sekt. Sektet janë grupe radikale të feve të ndryshme. Ende s’ka pasur një reagim prej zyrtarëve të Partisë së Albin Kurtit.

Këtë akuzë Krasniqi e ka bërë pas konstatimit të Albin Kurtit se kushdo që po largohet nga Vetëvendosje po përfundon në prehrin e Partisë së Kadri Veselit. Megjithëse, edhe të larguarit nga PDK’ja, një pjesë e tyre, kanë përfunduar në prehrin e Albin Kurtit.

Deputeti i PSD-së, që është në proces gjyqësor se sa ishte në Vetëvendosje kishte gjuajtur me armë Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe për akuzat e LDK-së.

“Por derisa Isa dhe LDK vajton, e ai sekti tjeter qet fall, PSD po ecë përpara e po forcohet”, ka shkruar Krasniqi, në FB.

Sikurse zyrtarët e VV-së edhe Frashër Krasniqi ka dhënë parashikime për Vetëvendosjen.

“Gjithmonë keni qenë falltorë të dobët. Krejt parashikimet kanë me ju dështu”, ka shkruar Krasniqi, duke i reaguar deklaratës së Albin Kurtit i cili tha se VV po i dalin parashikimet se kushdo që po largohet po shkon në krevatin e Kadri Veselit e Hashim Thaçit.

Ky është reagimi i dytë i zyrtarit të PSD-së brenda 24 orëve pas publikimit të skandalit me mesazhet e kësaj partie për pazare e borxhe me Qeverinë.

Aty, Krasniqi paralajmëronte largim nga politike, por më vonë, tha se kishte folur për një person të tretë derisa shprehu se ishte i kënaqur me PSD-në.



Shtuar më 23/12/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori