Frankofonët pranojnë kërkesën e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se Këshilli i MinistraveJashtëm ka aprovuar kërkesën e Kosovës për avancim të statusit të vendit të asociuar në Frankofoni.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një reagimi në twitter.

“Kërkesa e Kosovës për të ngritur statusin nga një anëtar vëzhgues në anëtar asociues në Frankofoni, është aprovuar nga Këshilli i MinistraveJashtëm. Një hap i madh përpara për Kosovën dhe për bashkëpunimin me Frankofoninë”, ka shkruar Pacolli.

Në Jerevan të Armenisë kanë filluar dje aktivitetet e Frankofonisë. Gjatë ditës së djeshme Paoclli ishte takuar edhe me Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Chagnon, dhe Sekretarin e Përgjithshëm e Asamblesë Parlamentare, Jaques Krabal.
Shtuar më 10/10/2018, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori