Franca përkrahë heqjen e vizave për Kosovën
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Francës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është pritur nga ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls.

Dy politikanët kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e punëve të brendshme dhe sundimit të ligjit.

Ministri Rexhepi informoi ministrin Valls për progresin e Kosovës në konsolidimin e kornizës legjislative dhe të mekanizmave për luftimin e të gjitha llojeve të krimit të organizuar, përfshirë emigrantët e paligjshëm.

Ndërsa ministri Valls ritheksoi se shteti francez ka përkrahur Kosovën përgjatë gjithë rrugëtimit shtetformues dhe do të vazhdojë ta bëjë diçka të tillë.

Të dy ministrat u pajtuan që Kosova dhe Franca të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimi policor, që do të shërbejë si kornizë për bashkëpunimin ekzistues operacional dhe do të përqendrohet në bashkëpunimin dypalësh në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe krimit të organizuar. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2013, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori