“40 vjetor në kohën e Koronavirusit”- ditëlindja e pazakontë e Fiori Dardhës (FOTO LAJM)

“40 vjetor në kohën e Koronavirusit”, kështu e nis postimin e saj në Instagram moderatorja Fiori Dardha, e cila ditën e sotme feston ditëlindjen.

Megjithatë, si çdo pjesë e jetës tonë këtë periudhë, nisur nga situata me Koronavirusin, datëlindja e saj është disi e pazakontë. Fiori thotë se e vetmja gjë që dëshiron më shumë në këtë ditë është që të takojë dhe të puthë djalin, i cili prej 3 ditësh gjendet në izolim në shtëpi bashkë me gjyshërit e tij. Ajo dhe familja e saj kanë zgjedhur këtë mënyrë të izolimit, pasi Fiori vetë gjendet në punë dhe meqë është në kontakt me shumë njerëz, ka vendosur të shmangë kontaktin fizik me ta.

Sidoqoftë ajo e mori në telefon urimin dhe djali i këndoi “Happy Birthday”, që për të është dhurata më e bukur që mund të merrte në këtë datëlindje në kohë pandemie.


Shtuar 12.03.2020 14:34