Franca nuk ndryshon qëndrim për Kosovën
Jena Francois Fitou, ambasador i Francës në Prishtinë, ka përsëritur qëndrimin e shtetit francez se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacënueshme. Ai ka thënë se për normalizimin e gjendjes në veri, Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me qytetarët serbë atje, ndërkaq faktori ndërkombëtar dhe Beogradi do të duhej ta ndihmojë këtë proces, njofton gazeta "Express".

Diplomati francez ka vlerësuar se çështja e veriut duhet të zgjedh brenda dokumenteve, të cilat ekzistojnë në Kosovë, e jo ma plane të reja apo kërcënime të ndryshme. Sipas tij, për Kosovën, më i rëndësishëm është përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, sesa dialogu me Serbinë.

"Gjithherë kam thënë se dokumentet ekzistuese janë ato të cilat mundësojnë që problemi i veriut të zgjidhet. Është iluzion të mendojmë që të gjejmë zgjedhe jashtë këtyre dokumenteve, të cilat i keni në tavolinë. Këto mjete dhe dokumente janë qytetarët, Qeveria e Kosovës, Plani i Ahtisarit. Pra, bisedat në këto aspekte duhen të bëhen brenda këtyre kornizave", u shpreh Fitou.

Këto deklarata ambasadori francez i ka bërë në një intervistë për gazetën "Epoka e re". /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2012, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori