Franca dhe Gjermania kërkuan fillimin e dialogut me Serbinë, reagon këshilltari i Thaçit
Vetëm pak ditë më parë, dy ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë deklaruar se kërkonin fillimin e dialogut Kosovë Serbi.

Pikërisht për këtë deklaratë, ka reaguar Artan Behrani, Këshilltar i Presidentit të Kosovës teksa shkruan se dialogu Kosovë -Serbi do ta ketë fatin e liberalizimit të vizave që kryediplomatët francezë e gjermanë as nuk e kanë përmendur në shkrimin e tyre.

Behrami ka shkruar në Facebook se politika evropiane e vizave për Kosovën është duke marrë përmasa raciste.

“Gjermania dhe Franca që nga viti 2009 mbajnë kosovarët të izoluar nga lëvizja e lirë. Një proces, të cilin me shtete tjera e kanë përfunduar ende pa e nisur. Politika evropiane e vizave për Kosovën është duke marrë përmasa raciste, duke e açikuar popullin e Kosovës si ‘parashoqëri primitive’ përball ‘shoqërive moderne’ evropiane”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Behrami thotë se fat të njëjtë si vizat do të ketë edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përmes një OpEd-i, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës paralajmërojnë një proces të dialogut Kosovë-Serbi, që duket se fatin do ta ketë të njëjtë me këtë të liberalizmit të vizave. Një rrugëtim i gjatë me një shkëndijë të pasosur në fund të territ izolues, që largësia e saj mund të matet vetëm vite të dritës!”, ka shkruar Behrami.

Ai ka shtuar se kryediplomatët gjermanë dhe francezë nuk e kanë përmendur liberalizimin e vizave e as njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.

“Ministrat e Jashtëm gjermano-francez nuk përmendin fare liberalizimin e vizave, as njohjen nga Serbia, asnjë fjalë për ndalimin e ç’njohjeve nga Serbia dhe mbi të gjitha asnjë afat kur një proces i tillë mund të përfundojë! Në kohën e thyerjeve të mëdha globale ndërmjet Amerikës dhe Kinës, BE-ja në vend që të kërkojë unitet euroatlantik, ajo po nxitë ndarje, përmes proceseve paralele dhe të pakoordinuara me SHBA-në”, ka thënë Behrami.

Shtuar më 25/05/2020, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori