"FP|: Palmer, me detyrën e vështirë të zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi
Nga Robbie Gramer, Foreign Policy

Departamenti i Amerikan i Shtetit pritet të njoftojë një të dërguar të ri special mbi Ballkanin në një përpjekje për të rifilluar një dialog të ngecur midis Serbisë dhe Kosovës, me qëllim përfundimin e një mosmarrëveshje të gjatë në Evropën Juglindore.

Matthew Palmer, një diplomat i karrierës me përvojë në Ballkan, ka të ngjarë të përzgjidhet si i dërguari i ri special, sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-njohës të çështjes. Emërimi i tij i pritshëm përfaqëson shtysën e fundit të Shteteve të Bashkuara për të adresuar tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, dy dekada pas një konflikti të armatosur që nxiti një ndërhyrje të NATO-s dhe përfundimisht çoi në ndarjen e Kosovës dhe shpalljen e pavarur nga Serbia.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian midis Serbisë dhe Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe u ndërprenë nëntorin e kaluar, pasi Kosova vendosi tarifa tw larta për mallrat serbe dhe u zotua t’i heqë ato vetëm pasi Serbia njohë sovranitetin e Kosovës.

Për disa ekspertë, emërimi i parashikuar i Palmerit është një zhvillim i mirëpritur në një rajon që shpesh anashkalohet nga politikëbërësit e lartë amerikanë, të paktën që nga përpjekjet intensive të bëra për t’i dhënë fund konflikteve vdekjeprurëse në vitet 1990. Diplomatët paralajmërojnë se Rusia dhe Kina po zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan, dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve të gjata në rajon do t’i ndihmonte vendet të afroheshin më pranë BE dhe institucioneve perëndimore.

Emërimi i një dërguesi të ri special për Ballkanin tregon qartë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen shumë më tepër në këtë çështje në një mënyrë zyrtare,” – tha Daniel Vajdich, një ekspert i politikës së jashtme që ndjek rajonin dhe ka punuar në çështjet evropiane si një staf në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe në fushatat presidenciale republikane.

“Sipas mendimit tim kjo rrit gjasat që ne do të gjejmë një lloj zgjidhjeje për këtë çështje para përfundimit të administratës Trump.”

Por përpjekjet e njëpasnjëshme të liderëve të lartë të BE, përfshirë shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Udhëheqësit evropianë kanë qenë në mëdyshje të diskutojnë shtimin e anëtarëve të rinj në BE, një nxitje kyçe ekonomike dhe politike për Serbinë dhe Kosovën për të arritur një marrëveshje përfundimtare, duke lënë disa ekspertë skeptik se dialogu do të arrijw diku.

Një zyrtar tjetër aktual që foli për “Foreign Policy” në kushte anonimiteti gjithashtu vuri në dyshim nëse dërgimi i një të dërguari të ri amerikan do të arrijë në ndryshime pozitive në politikën aktuale apo të rifillojë negociatat Serbi-Kosovë. Palmer do të ruajë punën e tij të tanishme si zëvendës ndihmës sekretar i shtetit që mbikëqyr Ballkanin dhe rajonin e Egjeut.

Shtetet e Bashkuara luajtën një rol kryesor në ndërmjetësimin e paqes në Ballkan pasi rajoni shpërtheu në luftë dhe dhunë me bazë etnike mbi dy dekada më parë. Kohët e fundit, diplomatët amerikanë luajtën gjithashtu një rol të rëndësishëm në prapaskenë në ndihmën e Greqisë dhe Maqedonisë Veriore fqinje në një marrëveshje historike që zgjidhi një mosmarrëveshje për emrin vitin e kaluar, duke i hapur rrugën Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në NATO.

Kosova, me një shumicë gati 90% etnike shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ndërsa mbi 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane, njohin pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e pranon këtë. As Rusia, e cila mban lidhje të ngushta me Beogradin.

Emërimi i pritshëm i Palmer vjen pas një takimi midis Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit serb Aleksandar Vucic në New York në fillim të këtij muaji. Pompeo i kërkoi Vuçiqit të rifillonte bisedimet me Kosovën dhe “të angazhohej me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve,” sipas një leximi të Departamentit të Shtetit të takimit.

Shtuar më 31/08/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori