“Heroi” i Barcelonës flet pas fitores: Akoma dyshoj nëse është reale

Ylli i Barcelonës, Ansu Fati flet pas fitores së Barcelonës ndaj Levante ku ishte lojtari i ndeshjes me dy golat e shënuar.

“Unë kam plotësuar ëndrrën time, unë falënderoj shokët e skuadrës dhe trajnerin për mundësinë e dhënë. Jam falënderues për trajtimin në dhomën e zhveshjes. Ata më ndihmojnë shumë. Jam akoma i ri” ka thënë Fati.

“Akoma kam dyshime nëse është realitet ose jo… loja krahë Messi është një ëndërr” ka thënë tutje anësori i katalanëve.

Fati është vlerësuar me 9.3 nga ‘WhoScored’ për paraqitjen e tij të madhe.

Ai sot është futur në histori të La Liga, si lojtari më i ri në histori të kësaj gare, që shënon dy gola në një ndeshje.


Shtuar 2.02.2020 22:37