Fotografia mund të jetë manipulim, Flora Brovina sqaron situatën (FOTO LAJM)

Pas lajmit se fotografia që e ka publikuar sot deputetja e PDK-së, Flora Brovina, të një gruaje kosovare që është dhunuar nga forcat serbe, gjenden në një sajt pornografik të Irakut, ka reaguar edhe Flora Brovina.

Ajo ka insistuar në emisionin Pressing se fotografia është e vërtetë dhe ka shtuar se mund të jetë ndonjë skenë tjetër që ngjason me këtë rast.

Nga të gjitha viktimat shqiptare, nga 20 mijë gra të dhunuara në luftë, nga mijëra fëmijë të masakruar nga forcat serbe, Flora Brovina kishte zgjedhur një fotografi të një vajze që, sipas saj, ishte nga lufta e Kosovës për t’i dëshmuar krimet serbe.

Fotografia identike e publikuar nga Brovina, gjendet në Google, e publikuar në Irak. Eshtë e njëjta ai vend i ngjarjes, ku shihet një grua duke u dhunuar dhe disa ushtarë rreth saj. Sipas informacioneve, këto fotografi janë përdorë në vitin 2004 nga irakianët për propagandë ushtarëve amerikanë.
Shtuar më 16/05/2019, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori