Fortunë në polici pas vrasjes së Abid Jasharit
Një rreshter dhe tre policë janë suspenduar nga stacioni veriu në "Kodrën e Trimave".

Suspendimi i tyre lidhet me vrasjen e 34-vjeçarit Abid Jashari, ndodhur para pak ditësh në Prishtinë.

Burime të Gazetës Blic pohojnë se suspendimi i tyre ka ardhur si shkak i neglizhencës në rastin e vrasjes së Abid Jasharit.

Abid Jashari është vrarë në rrugën “Haxhi Zeka”, nga djali i vëllait të gruas së tij.

Vetë gruaja e tij kishte deklaruar për media se bashkëshorti i ndjerë tashmë, e kishte raportuar disa herë në polici mikun e tij, për shkak se kishte marrë mesazhe kërcënuese.

Por Policia nuk e kishte trajtuar seriozisht raportimin e Jasharit.

Edhe vëllai i Abid Jasharit kishte akuzuar Policinë për neglizhencë të rastit, duke thënë se ata e kishin raportuar disa herë në Polici, kërcënimin që ia kishte bërë miku i tij.

Shtuar më 06/03/2019, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori