Formimi i ushtrisë së Kosovës, në duar të ndërkombëtarëve
Projektligji për transformimin e FSK-së në ForcaArmatosura të Kosovës pritet që javën e ardhshme të prezantohet para kabinetit qeveritar.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka paralajmëruar se Projektligji për Formimin e Forcave të Armatosura (FAK) do të procedohet në qeveri javën e ardhshme, mirëpo njohësit e çështjeve të sigurisë kanë vlerësuar se ky proces do të jetë problematik.

Naim Maloku dhe Ramadan Qehaja kanë thënë për “Epokën e re” se transformimi i FSK-së në ForcaArmatosura në pushtetin aktual mund të ndodhë vetëm me presion të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë.

Dështimi i këtij procesi, sipas tyre, do të ishte edhe dështim i shtetit të Kosovës. “Transformimi i FSK-së në ForcaArmatosura në këto kushte mund të ndodhë vetëm në një mënyrë: në qoftë se bashkësia ndërkombëtare, e prirë nga SHBA-ja, është e interesuar që FSK-në ta ngritë në ushtri, duke e shtuar presionin e nevojshëm mbi ata që e dirigjojnë Listën Serbe. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2015, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori