FOL, akuza ndaj Thaçit
Lëvizja FOL ka akuzuar kryeministrin Hashim Thaçi se nuk po bën asgjë për pjesën veriore të Kosovës. Sipas FOL, Thaçi ka qenë shumë i përkushtuar në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Ferizajt, ndërkohë që “një përkushtim i tillë nuk është parë për veriun e vendit dhe qytetarët e tij”.

“Kryeministri i vendit qëndroi me ditë të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk qëndroi as edhe një orë të vetme në Zveçan, Zubin-Potok apo Leposaviq. Atje (në veri) kemi parë çdo gjë: krim të organizuar, informalitet, struktura anti-shtetërore, por nuk kemi parë dhe nuk po shohim dot institucione të Republikës së Kosovës”, deklaroi Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2012, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori