FMN në BSH: Qeveria të presë hetimet për të marrë vendim
Pëlqej
Vjedhja në Bankën e Shqipërisë është cilësuar si një incident i rëndë nga kreu i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë Nadeem Ilahi. Pas një takimi me drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, ai u shpreh për mediat se qeveria dhe të tjerët duhet të presin që të plotësohen hetimet penale për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

"Vjedhja, një incident serioz. Ne shohim që kjo është një çështje penale mbi te cilën po hetohet. Ne mendojmë se qeveria dhe të tjerët duhet të presin që të plotësohen hetimet penale për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe vetëm atëherë mund të merret një vendim për të ardhmen. Kjo vlen edhe për qëndrimin ndaj drejtuesve të Bankës. Ndërkohë, duhet të keni parasysh se ka një ligj për Bankën e Shqipërisë që aplikohet. Ka kaluar në Parlament pak vite më parë dhe është një ligj që i ka shërbyer mesë miri Shqipërisë në krijimin e institucionit qe arsyeshëm, ka pavarësi dhe ka funksionuar në stabilitetin makroekonomik e financiar. Në të njëjtën kohë ka kërkesa për të hequr drejtuesit e bankës. Unë mendoj se e gjithë kjo duhet të bëhet në atë çfarë thotë ligji dhe duhet bërë duke ndjekur atë ligj, kështu që ne jemi të sigurt se besueshmëria e institucionit është e ruajtur” u shpreh Ilahi pas takimit ne selinë e Bankës së Shqipërisë.
Shtuar më 02/09/2014, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori