Monza pa “frena”, Galliani interesohet për “bomberin” e Interit

Klubi i Monza është duke bërë disa transferime të jashtëzakonshme për t’u përgatitur në sezonin e tyre të Serie A.

Pas disa transferimeve të goditura, tashmë Galliani dëshiron të bëjë një mrekulli.

Mauro Icardi ishte emri i përmëndur për disa ditë në listën e sulmit të klubit të drejtuar nga Galliani. Por tashmë, Andrea Galliani dëshiron të mbyllë një goditje të madhe në repartin e sulmit për Monzën.

Galliani ka piketuar tashmë Edin Dzeko, sulmuesin e Interit. Drejtori sportiv i Monzës, Galliani, ka kontaktuar agjentin e boshnjakut për të kërkuar informacione. Dzeko shihet larg interit për t’i lënë rrugën e lirë ardhjes së Dybala.

Napoli dhe Juventus gjithashtu janë të interesuara për Dzeko./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.07.2022 13:20