FMN-ja kundër rritjes së pagave në Kosovë
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Kostas Kristu vizitoi Kosovën nga 7 deri më 15 mars, për të vazhduar diskutimet me autoritetet mbi shqyrtimin e parë të aranzhmanit stand by (SBA).

Në përfundim të këtij misioni, Kristu lëshoi këtë deklaratë në Prishtinë: "Një mision i stafit të FMN-së vlerësoi performancën ekonomike dhe atë të sektorit financiar, dhe zhvilloi diskutime për draft buxhetin e vitit 2011">2011, si pjesë të shqyrtimit të parë të aranzhmanit stand by.

Diskutimet mbi buxhetin e vitit 2011">2011 kanë avancuar, por ato nuk mund të përmbylleshin gjatë vizitës së misionit dhe do të vazhdojnë në periudhën në vijim. Njëra prej çështjeve të mbetetura është rritja substanciale në shumën e pagave të sektorit qeveritar që parashihet në këtë draft buxhet.

Kjo rritje nuk është në përputhje me objektivat e programit SBA", thuhet në deklaratën e misionit të FMN-së.

"Rimëkëmbja ekonomike është në rrugë të mbarë kundrejt një rritjeje ekonomike dhe kreditimit të sektorit privat. Rritja reale ekonomike pritet të arrijë 5½ përqind në vitin 2011">2011. Ka shenja inkurajuese se, përkundër një trendi të përkeqësuar në kreditë jo performuese, sektori bankar mbetet stabil dhe me kapital të mjaftueshëm në përgjithësi", theksohet në fund të deklaratës. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2011, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori