Florin Dreshaj kandidat i VV-së në komunën Burim
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Burim mbajti konferencë për media, duke shpallur kështu kandidatin për kryetar të kësaj komune. Kandidat i VV-së në Burim është Florin Dreshaj.

“Së fundmi kemi prezantuar alternativën tonë qeverisëse në nivel qendror, alternativë kjo e cila ndahet në 3 shtylla: shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social. Këto tri shtylla janë parakushte për zhvillim dhe prosperim të shoqërisë tonë. Kjo alternativë do të zbërthehet dhe do të bëhet një pikënisje për ndërtimin e planit tonë për zhvillimin e komunës tonë”, tha Dreshaj.

Ai shtoi se qeveritë lokale kanë qenë shpërfaqja më e saktë e degradimit politik e socio-ekonomik. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori