Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ka dështuar me zhvillimin e një
tenderi të hapur, ka vendosur që përmes një
tenderi të negociuar të kontraktojë kompaninë “CETIS D.D” me seli në qytetin Celje të Sllovenisë për
shtypjen e
broshurave dhe fletëvotimeve, për zgjedhjet lokale 2013.
Sias Tribunës, vlera e kontratës për
shtypjen e fletëvotimeve arrin në 257,263.40 euro. Në këtë kontratë të
tenderit, me numër të prokurimit “320 13 023 111” një kopje të së cilës e ka siguruar Tribuna nuk janë të paraqitura specifikacionet e
tenderit, përkatësisht sasia e fletëvotimeve dhe
broshurave. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2013,
ora 12:08