Liderët e partive më të mëdha në vend kanë rënë dakord për kërkesën e Serbisë që në fletëvotime për kryetar komunash dhe për Asambletë Komunale të mos ketë
simbole të Republikës së Kosovës.
Kryetarët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe AKR-së kanë këmbëngulur që stema e Republikës së Kosovës të mbetet në materialet zgjedhore dhe si kompromis janë pajtuar për një formë të re të materialit
zgjedhor, shkruan Tribuna.
Ndërkohë që duke u bazuar në marrëveshjen e arritur
pasditen e të shtunës
materiali zgjedhor në zgjedhjet e 3 nëntorit do të përbëhet nga një letër mbëshjtellëse e dy fleëtvotimeve.
Kjo e fundit do të përmbajë gjithë elementët e shtetit të Kosovës, duke përfshirë stemën e shtetit dhe logon e KQZ-së. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013,
ora 12:46