OSBE
shpreson se do të gjendet një zgjidhje e pranueshme si për palën serbe edhe për palën kosovare sa i takon çështjes së fletëve të votimit.
Madje ajo pret që çështjet që janë ende të hapura mes dy vendeve të marrin zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë Nikola Gaon, i cili nuk beson në shtyrje të zgjedhjeve lokale në 3 nëntor në Kosovë, shkruan Express.
Sipas tij, OSBE ka krijuar mekanizma edhe për të votuar të shpërngulurit jashtë Kosovës, pasi është bërë kërkesa nga Beogradi dhe Prishtina. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2013,
ora 14:43