Heqja e logove ishte vendimi i djeshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cili i ka sjellë dëmtim
institucioneve të Kosovës dhe shtetësisë së saj pasi është rezultat i
bisedimeve në
Bruksel.
Ky është vlerësimi që japin njohësit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa Albert Krasniqi hulumtues në KIPRED theksoi se këto fletëvotime kanë mundur të pranohen si të tilla, nëse një gjë e tillë do të ndodhte më herët dhe mos të ndërhynte politika.
Ai thotë se kjo është ndërhyrje në punën e pavarur të
institucioneve të Kosovës, transmeton RTK.
”Vendimi i djeshëm i KQZ-së është një dëmtim që ju është bërë
institucioneve të Kosovës dhe shtetësisë së saj, për shkak se ky vendim është rezultat i
bisedimeve në
Bruksel dhe paralajmërimit të hershëm të kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic që simbolet e Kosovës nuk do të përdorën në fletëvotime. Dhe kjo mënyrë është interferim në punën e organeve të pavarura në Kosovë, gjë që është e patolerueshme”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013,
ora 14:24