Çëshja e dizajnimit të fletëvotimeve duket se është një çështje që i takon vetëm dhe vetëm KQZ-së, pasi edhe presidenca pohon të njejtën gjë.
Sipas zyrtarëve të presidencës, fletëvotimet janë kompetencë e Komisionit
Qendror të
Zgjedhjeve. Zëdhënësi i presidentes Arbër Vllasi ka thënë për DW-në se forma dhe dizajnimi i fletëvotimeve është përgjegjësi i KQZ-së në bazë të ligjit.
“Formën dhe dizajnimin e fletëvotimeve e përcakton Komisioni
Qendror i
Zgjedhjeve, në bazë të ligjit. KQZ është një institucion i pavarur dhe kryen detyrat e tij në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, thotë Arbër Vllahiu. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2013,
ora 11:27