Degjeneron sherri, niset me urgjencë në spital 38 vjeçari

Një sherr në Fier ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta, teksa jë prej personave të përfshirë është plagosur.

Policia ka arrestuar M. K., 38 vjeç, banues në Fier pasi, në bashkëpunim me shtetasit E. Xh., 27 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e shtetasve E. Xh dhe A. Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.


Shtuar 22.08.2020 09:23