Prej kohësh në çadër, Basha dhe Xhaferaj vizitojnë familjen e prekur nga tërmeti

Kryedemokrati Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetari i degës së PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj kanë vizituar ditën e sotme një prej familjeve të prekura nga tërmeti i fortë i 26 Nëntorit.

Ata kanë parë nga afër kushtet në të cilat kjo familjet ndodhet, duke premtuar që shumë shpejt do të këtë ndryshime.

Basha ka biseduar edhe me qytetarët, ku ka dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre, veçanërisht të një zonje e cila si çati kishte një çadër në qiell të hapur.

Kujtojmë që edhe më herët, lideri i opozitës i është gjendur pranë familjeve, të cilat u prekën nga tragjedia e tërmetit.


Shtuar 10.08.2020 13:11