Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që përmes një
tenderi një burimor ta kontraktojë kompaninë, e cila do të shtypë fletët e votimeve.
Sipas të dhënave, fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit nuk do të shtypen në Kosovë. Mesa duket do të ketë një bashkëpunim mes KQZ-së dhe kompanisë sllovene "Cetis" dhe këtë javë pritet që të shpallet zyrtarisht kontrata fituese, shkruan Tribuna.
“Nuk mund të flasim tani për detaje të kontratës por mund të themi se kompania tashmë është përzgjedhur pasi që
tenderi është njëburimor dhe është negociuar me një
kompani të
huaj me të cilën kemi punuar edhe më herët”, ka thënë një zyrtar i lartë i KQZ-së me kusht anonimiteti.
Duke qenë se
tenderi i parë publik dështoi, KQZ-ja ishte e detyruar që të negocionte vetëm me një
kompani pasi afati ligjor nuk ia lejon KQZ-së që të rishpallë tender të hapur. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2013,
ora 10:08