Flet Veton Surroi: Rexhep Shoshi tentoi të më godasë me çekan
Veton Surroi
Pas lajmeve për rrahjen mes shkrimtarit Veton Surroi dhe biznesmenit Rexhep Shoshi, ka reaguar Veton Surroi.

Surroi ka sqaruar në profilin e tij në Facebook incidentin sotshëm nxitur me biznesmenin Rexhep Shoshi.

Sipas tij, ai u sulmua sepse vendosi të fotografonte uzurpimin e parkingut publik.

“Një informatë për të sqaruar atë që po ndërtohet si njëri prej skandaleve të radhës.

Sot pasdite, duke u kthyer në shtëpi kam fotografuar vendosjen e pengesave metalike, me të cilat uzurpohet parkingu publik i godinës në të cilën banoj. Këto pengesa uzurpuese janë hequr disa herë nga ana e Komuna e Prishtinës, por personi i cili i vendos këto, Rexhep Shoshi, kishte vendosur ta bënte sërish.

Pasi fotografova aktin e vendosjes së pengesave, më goditi fizikisht dhe u detyrova të vetëmbrohem. Ai vazhdoi me sharje dhe kërcënime ndaj integritetit tim personal dhe familjar. Këto nuk i mjaftuan por u përpoq që të më godasë me një çekan. Punëtorët e angazhuar nga ai për vendosjen e pengesave metalike ndërhynë dhe e penguan që të më godasë. Nga ky incident dola pa ndonjë lëndim fizik.

E lajmërova Policinë për sulmin ndaj meje në 18 e 15. Pas dy orë qëndrimi në Stacionin policor më në fund arrita ta jap deponimin tim për ngjarjen.

Kjo është hera e dytë që sulmohem nga Rexhep Shoshi. Për sulmin e herës së parë ai është dënuar me një aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata kompetente”, ka shkruar Surroi.
Shtuar më 10/03/2016, ora 00:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori