Kryetari i AKR-së, Behgjet
Pacolli ka thënë se nuk ka biseduar me
askënd për mundësitë e përfshirjes në Qeverinë Hoti.
Pacolli nuk bëri të ditur pozicionin e qartë të partisë së tij nëse do të jetë pjesë e qeverisë, por tha se AKR do të vazhdojë të jetë konstruktive.
“Nuk është diskutuar me
askënd, unë si gjithmonë kam qenë konstruktiv”, tha ai, raporton KP.
Ai tha se aty ku
qeveria meriton përkrahje, ajo mund të llogaritë në votat e tij.
“Unë aty ku meriton
qeveria të përkrahet do ta përkrahim, nuk është hera e parë më duket”, tha
Pacolli.
Shtuar më 14/10/2020,
ora 18:53