Flet miku i rapsodit që vrau vajzën e tij: Vështirë të edukohen fëmijët në diasporë
Në Dremjak të Ferizajt u varros Sami Veseli bashkë me të bijën që vrau vetë.

Familjarët dhe miqtë kanë një mirëkuptim për burrin që la të plagosur rëndë gruan.

Thonë se gjithë këtë e bëri për të ruajtur moralin, raporton Klan Kosova.

Tragjedia erdhi pasi Samiu, i njohur si këngëtar i muzikës folklorike qëlloi mbi vajzën e bashkëshorten e në fund bëri vetëvrasje.

Kryefamiljari që prej kohësh jetonte në Frankfurt të Gjermanisë me pesë fëmijët e me gruan thuhet se nuk mundi tu bëjë ballë kulturave europiane.

Kështu mendon një mik i 52-vjeçarit që në varrim ka ardhur nga Franca.

“Bëj një apel për të gjithë bashkëkombësat e mi që mos të lakmojnë një jetë të diasporës se na prej kjohja. Jam shumë i trishtuar pasi jam prind edhe vetë. Mua ndoshta do të më pret edhe kjo sepse me të vërtetë është e vështirë që të edukohen fëmijët tanë në diasporë duke marrë parasysh se një jetë në diasporë është e vështirë”, tha ai për Klan Kosovën.
Shtuar më 08/07/2017, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori