Flet kryeministri turk: Pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova do të bëhej si Aleppo
"Kosova dhe Bosnja e Hercegoveina do të ishin si qyteti sirian Aleppo, nëse NATO-ja nuk do të ndërhynte", ka thënë sor ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu një intervistë për "Al-Jazeera".

"Nëse NATO do të ishte aktiv në Siri, nuk do të kishim këtë problem", ka thënë ai, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botërore.

Ai ka thënë se regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad, dëshiron ta spastrojë etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

"Populli i Alepos janë heronj dhe unë dua të them se si vëlla i tyre në Turqi, ne jemi gjithmonë me ta, pavarësisht nga feja apo etnia e tyre", ka thënë Davutoglu. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2016, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori