Flet i plagosuri nga forcat serbe: Po prenim dru kur na gjuajtën (FOTO LAJM)

Pëlqej
I plagosuri i parë nga forcat serbe ka rrëfyer se si janë sulmuar nga forcat serbe.

Sipas tij, një person me uniformë policore serbe ka gjuajtur në drejtim të tyre.

"Ka qenë një person i veshur me veshje ushtarake serbe që ka gjuajtur kundër nesh. Ne ishim brenda kufirit të Kosovës dhe jo në Serbi kur jemi sulmuar", tha Albioni për Express.

Gjendja e dy të plagosurve nga forcat serbe

Gjendja e dy të plagusrve është kritike.

Sipas atyre që tregojnë familjarët, sulmi nga ushtria serbe ka ndodhur brenda kufirit me Kosovën.

Të dy të plagosurit janë sjellë për kurim në QKUK.

Njëri është në gjendje më të mirë, ndërsa i plagosuri i dytë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se i vdekuri së bashku me dy të plagosurit janë vëllezër mes vetes, me mbiemër Brahimi.

I vdekur rezulton te jete Ardian Brahimi, ndersa te plagosur jane Albert dhe Albion Brahimi./albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori