Flet Gani Geci: Ja pse e vrava Ruzhdi Shaqirin
Pëlqej
I dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci, i cili në këto momente është në kërkim nga Policia e Kosovës, ka folur nga arratia për portalin Rugova Press.

Deklaratën e tij po e publikojmë më poshtë pa bërë asnjë ndryshim, ashtu siç është postuar në portalin e sipërpërmendur:

“Diten kur Ruzhdi Shaiqiri e ka kercnuar redaksin e gazetes “Bota Sot” ate dite me ka sha me ka than kam me ta q. nanen e kam me ta ba ma zi se atyre, pyteni N. gazetarin e “Bota Sot” nga ajo dite se kam pa ma edhe sot ai ish ardhe ne Skenderai une kur kam hy ne ate kafe (Qosh Bar) ai ska qen aty dhe duke dale e kam pa me ka sha e ka qu doren ne allti edhe une e kam nxjer shpejt krejt 5 sekonda kan qen ne pyetje. Kerkoj prej policis se euleksit dhe te kosoves ta pysin N. edhe Idriz Morinen (Emrat e njohur per redaksin e Rugova Press)

Une kam mendu se u ardh mem vra dhe prej frige qe pom vret mas shpine kam shti. Edhe rasti ka ndodh ne afekt as se kam dit qe u ardh as se kam pa ai ka ardh mas meje ne ate kafe. Me vjen keq qe ka ndodh por ky esht realiteti.

Merreni numrin tim 044633335 vertetoni sms qe mi ka shkru Dhe vertetone pyteni N. ati ja ka marr telefonin dhe me ka sha me ka kercnu ate dite qe e ka kercnu “Boten sot” ai ka qen njo person i varur prej droge edhe jam frigu qe pom vret. Edhe une do ti pergjigjem drejtesis ne gjdo kohe por do pres derisa prokuroria e euleksit ti merr hetimet dhe ta merr rastin ne dore.

Geci thote: Ai ka qen nji vrases me pagese Brahim Qorri me ka than se ka qen pjesmarres ne vrasjen e Smajl Hajdaeit Tahir Zemes ne vrasjen E Haji Imerit Ne vrasjen e Xhemajl Mustafes edhe i ka plagosur nent persona ne prishtin edhe ka qen normale me u frigu dhe masi e ka qu doren ne prez kam shti”
Shtuar më 04/08/2014, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori