Flet Fatmir Limaj: Ne do ta formojmë qeverinë
Pëlqej
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj është shprehur se është i indinjuar nga fakti që Flora Brovina e shtyu seancën konstetuive.

Limaj i ka thënë Brovinës përmes një postimi që të mos bjerë pre e skenarëve të partisë në pushtet të Thaçit.

“Unë besoj dhe jam i bindur se ne (Blloku v.j.), me maturi, pa ngutje, si shumicë parlamentare duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe aktvendimet e gjykatës kushtetuese, do të gjejmë zgjidhjen që do të na çoj në zgjedhjen e organeve të parlamentit dhe poashtu formimin e qeverisë”, ka shkruar ndër të tjera Fatmir Limaj ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori