Flet dëshmitari i vrasjes së dyfishtë në Gjakovë
Pëlqej
Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Klan Kosovën që sipas një deklarate preliminare nga një dëshmitar okular (familjar i njërit prej viktimave) i cili ka qenë në vendin e ngjarjes në restorant, ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë, Krist Memaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje, ndërkaq Pjetër Memaj, kushëriri i tij, ka tentuar vazhdimisht që ta ndalë.

Por, në zhvillim e sipër, i ndjeri Krist Memaj ka shtënë me armë në Pjetrin dhe pastaj ka vrarë veten.

E pamja për të dy viktimat është hapur e përbashkët, dhe varrimi bëhet nesër po ashtu i përbashkët. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori