Flet babai i shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin në Gjilan
Sokol Avdijaj, babai i shoferit të kamionit i cili shkaktoi atë aksident të frikshëm ditën e sotme në GJilan ku një person ndërroi jetë rreth 20 morën lëndime, tre prej tyre janë në gjëndje të rëndë ka shprehur keqardhje për rastin shkruan Albeu.com

Ai për Tv Dukagjini ka thënë se ka dhembje të madhe për personin që humbi jetën, ashtu sikur të kishte qenë djali i tij i vdekur, e jo shkaktari.

Madje tha se do të kishte preferuar më shumë që djali i tij të ishte në vend të ndjerit.

Po ashtu ai tha se e gjithë aksidenti ka qenë pa dashje. Ka deklaruar se djali i tij kishte dalur për të punuar për të fituar bukën dhe asgjë më shumë.

"Kam dhimbje më shumë për ta se me pas qenë djali im në vend tyre. Ma kam pas qejf me qenë familja ime në rend të tyre. por çka me bë po më dhimben në shpirt".

"Ka pas taksirat, fatkeqësi nuk e ka bë me qëllim për një kafshatë bukë ka dalë. Ishalla zoti për xhenet. Nuk kam fjalë me kallxu për keqardhjen", ka deklaruar babai i shoferit të viktimës. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 22:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori