Flet babai i dy të arrestuarve për terrorizëm: U manipuluan
Pëlqej
Raif Bushi qe një muaj e një javë ka mbetur në shtëpi pa dy djemtë e tij, të arrestuar si të dyshuar për lidhje me organizata terroriste, derisa shoqëri i bëjnë nipat e mbesat.

Megjithëse pohon se të dy djemtë e tij kishin qenë në Siri dhe djali i madh, Imriu, kishte marrë pjesë në luftën e Kosovës, e në atë të Maqedonisë, thotë se keq nuk i kanë bërë askujt, raporton KTV.

Bushi ka thënë se djemtë e tij janë manipuluar, pa specifikuar se nga kush, e fajin për gjendjen e krijuar e sheh te qeveria e Kosovës e BIK-u. Ndër të tjera, ai ka thënë se po bëhet luftë kundër fesë islame.

Rishtazi, Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim që 32 nga 40 të arrestuarve t’ua vazhdojë masën e paraburgimit edhe për nga 2 muaj, e për 8 të tjerët janë caktuar masa si lajmërimi në stacionin e policisë, ose edhe arrest shtëpiak.

40 të dyshuarit u arrestuan më 11 gusht, derisa dy ditë më pas u arrestuan edhe dy persona të tjerë, në mesin e tyre edhe imamë, derisa në fillim të shtatorit u mor në pyetje edhe imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi.
Shtuar më 13/09/2014, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori