Flet Anxhelina nga Gjermania: Me Haxhiun planifikonim te martoheshim, më mashtroi
Anxhelina Shala, një vajzë që jeton në Gjermani, ka shokuar me disa foto në të cilat shihet në krah të deputetit të Nismës, Haxhi
Shala, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë. E
Anxhelina në mbishkrimin e fotove e kishte quajtur
deputetin të dashur. Përderisa Haxhi
Shala e kishte mohuar se e njeh, duke thënë se mund të jetë vetëm një përkrahës,
Anxhelina për Gazetën Express ka rrëfyer historinë e njohjes dhe lidhjen e saj të dashurisë me
deputetin e Nismës.
Anxhelina ka treguar se
deputetin Shala e ka njohur gjatë luftës pasi edhe ajo kishte qenë pjesë e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
“Pas luftes ne kemi qenë në lidhje për gjashtë muaj derisa ka ardhur
gruaja e Haxhiut nga Zvicra me fëmijët dhe unë e kam kuptuar se ai është i martuar dhe nuk më ka dashur asnjëherë”, është shprehur Angelina.
Ajo thotë se 17 vjet më vonë, në Prill të vitit 2016, Haxhi
Shala e kishte vizituar atë në Berlin. Aty kishte rifilluar lidhja e tyre.
Anxhelina thotë se Haxhiu i kishte premtuar se do të ndahet nga
gruaja e tij dhe do të martohet me të. Madje, ajo tregon se kishin planifikuar edhe të krijonin familje.
“Kishim plan të kishim edhe një fëmijë”, thotë
Anxhelina.
Ajo pohon se edhe
gruaja e Haxhi Shalës e ka ditur për lidhjen e tyre. Sic tregon
Anxhelina,
gruaja e deputetit është ndier rahat sepse ajo është e kurorëzuar me Haxhiun edhe pse ky ka pasur aferë jashtëmartesore.
Anxhelina tregon se me
deputetin janë takuar pothuajse cdo jave dhe se ai e ka vizituar në Berlin e kjo në Kosovë. E këtë, sipas saj, e kanë ditur fëmijët dhe
gruaja e Haxhiut.
Arsyeja pse
Anxhelina ka publikuar fotot me
deputetin është sepse ajo është lodhur nga premtimet e deputetit, i cili edhe pse i ka thënë se do të ndahet nga
gruaja, nuk e ka bërë këtë, duke vazhduar të takohet me të.
Më ka kërku të mos i publikojë fotografitë sepse i ka konvenuar, por mua s’më ka konvenuar, prandaj edhe i kam postu”, ka thënë vajza nga Gjermania. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2017,
ora 20:07