E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
Flasin shokët e personit që kërcënoi kryeministrin me vrasje
Flasin të afërmit e të riut që kërcënoi Haradinajn me vrasje. Thonë se Bledart Elshani është i pafajshëm.

Për çdo të premte Bledar Elshani vinte në këtë xhami në fshatin Domanek.

Këtu ai sikur edhe xhemati i kësaj xhamie, kryenin ritet fetar.

Por që një kohë të gjatë po mungon pasi gjendet prapa grilave.

Ndaj Elshanit Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë pasi dyshohet se e kërcënoi kryeministrin Ramush Haradinaj

Megjithatë xhemati i kësaj xhamie thonë se Bledari nuk ishte djalë problematik.

Edhe kryemami i Bashkësisë Islame në Drenas, Medi Kastrati ka fjalë të mira për Elshanin.

“Ka punuar në një dyqaq frizer edhe osht familje e mirë edhe me atë skam ni fjalë të kqija, por akuza normal që nuk janë të mira. Ne i ftojmë që të jetë të qetë dhe ta praktijojnë islamin si duhet”.

Ndërkohe familja e Bledarit nga Bainca nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Por bashkëfshatarët e thonë se akuza ndaj Bledarit është e pa arsyeshme pasi ky i fundit nuk është marr me punë të këqija.

Edhe avokati i Elashanit Isak Hoxha konsideron, se aktakuza është pa bazuar.

“Tu dhanë që s’ka bazë”.

E sipas prokurorisë, Elshani, nga muaji gusht i vitit 2018 e deri në muajin janar të vitit 2019, ishte administrator i një kanali në rrjetet sociale.

Bledar Elshani, pos veprave penale që ndërlidhen me terrorizëm, akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.
Shtuar më 05/04/2019, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori