Flamuri i Kosovës valon në mes të Rusisë
Pëlqej
Flamuri i Kosovës po qëndron në mesin e flamujve të tjerë të shteteve të botës, pikërisht në shtetin që e ka kundërshtuar më së shumti pavarësinë e saj, në Rusi.

Dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova po marrin pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Chelvabinsk të Rusisë.

Flamujt janë vendosur në palestrën sportive ‘Traktor Ice Arena’, ku po mbahet ky kompeticion.

Kelmendi është tashmë në gjysmëfinale të eventit, ku do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina.

Majlinda Kelmendi është në kërkim të medaljes së artë, siç bëri në Rio De Janeiro në Brazil vitin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori