Flamuri i Kosovës nga Kilimanxharo sërish në duart e presidentes Jahjaga
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga zhvilloi sot një takim me alpinisten Merita Gashi e cila ia dorëzoi flamurin e Kosovës të cilin e ngriti në majën e Kilimanxharos për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jahjaga uroi Meritën për misionin e përmbushur për t’ia dedikuar këtë ecje drejtësisë për këtë krim lufte dhe shtoi se do të mbetet e përkushtuar gjithmonë për të ofruar përkrahje të palëkundur për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo i kishte dorëzuar këtë flamur të Kosovës alpinistes Merita Gashi para nisjes së saj, duke shprehur përkrahjen e plotë së bashku me anëtarët e Këshillit për përmbushjen e këtij misioni humanitar./Albeu.com/
Shtuar më 16/03/2016, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori