Flamur Sefaj flet për herë të parë: Pse ofrova dorëheqje
Ish-ministri i PunëveBrendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se nuk ishte dakord me arsyen e dhënë në kërkesë për lirimin e pozitës, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit të PunëveBrendshme, sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë i Sefajt në Facebook:

Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit të PunëveBrendshme, sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme.

Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike.

Ndryshe, partia së cilësi i takon Sefaj, Aleanca Kosova e Re, më parë ka njoftuar se Ministri i PunëveBrendshme, Flamur Sefaj, i është përgjigjur Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në kërkesën për lirimin e detyrës, që i është drejtuar atij para disa ditësh. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori