Flamujt në gjysmështizë për arsimin e Kosovës
Pëlqej
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala, ka shkruar se data 1 shtator është një ditë e zezë për arsimin në Kosovë.

Sipas tij, arsimi sot në shtetin e Kosovës përjeton ditë të zeza dhe është një sistem që ka shumë mangësi.

"Arsimtarët, dhe i gjithë rrjeti edukativ, tashmë janë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, me politikën. "Na votën ju pagat". Kohë pas kohe edhe ndonjë darkë a drekë të turpit. Prandaj, më shumë është në trend rruga drejt Tokës së Shamit, se sa drejt Kembrixhit dhe Oksfordit", ka shkruar Buzhala.

Sipas tij, arsimi në Kosovë po i kap majat e turpit dhe se duhet vendosur flamuri në gjysmështizë për këtë "turp".

"Flamujt në gjysmështize, ju lutem. Arsimi në Kosovë këto 15 vjet ka kapur vetëm majat e turpit. Se kjo çfarë po them, e tregon më së miri renditja e UP'se, krahasuar me Universitetet tjera botërore. Kurse, gjendja ne UP është thjeshte rrjedhojë e gjendjes në arsimin e mesëm dhe atë fillor, e edhe atë parashkollor. Të gjithë lumenjtë e paditurisë derdhen në UP. Kështu që, pikërisht për shkak të kësaj gjendje arsimore, sot djemtë e ri më shumë e synojnë tokën e Shamit se sa Kembrixhin e Oksfordin. Edhe disa fjale për mësuesit. Jo krejtësisht për shkak të fajit të juaj, por edhe ju, jeni bashkëfajtor pse gjendja është kështu siç është. Jeni shndërruar në kope, që kohë pas kohe politikanët ju vizitojnë dhe ju ftojnë për të ju ushqyer me dreka e darka. Pra, dështimi që ka ndodhur, nuk është një dështim që ka ndodhur për një vit. Kjo është thjeshtë një ndërmarrje e përbashkët kriminale, në mes të politikes dhe arsimit. Ju votat, na pagat. Cilësia e arsimit? Nuk është temë e ditës....", përmbyll Buzhala. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori