Artan Hoxha i hipën kamionit me banane: Thashë të bëjë nja dy rrugë të shpejta (FOTO LAJM)

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka postuar disa fotografi sipër një kamioni me banane.

Hoxha ironizon trafikun e kokainës me banane, që është kthyer në trend gjatë kohëve të fundit përmes portit të Durrësit.

Komentet Hoxha i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Postimi i Hoxhës:

Sa te mblidhet bordi i qeverise te gjeje ku “humben” bananet e Ekuadorit, thashe t’i beje nja dy rruge te shpejta…???

Nami nami ne portin e Durresit…

Kush i zhduku 60 arka me banane kinge te sapoardhura nga Ekuadori???!!!

Jo po nga e di t’i qe jane afro nje ton kokaine???!!

Me falni po ne kete vend, qeveria ka ngritur Bord Transparence per te kontrolluar cmimin e çdo produkti sensitiv qe vjen nga importi, me perjashtim te kokaines, me falni, bananes, ????

Dhe çuditerisht vetem aty, te kokaina, çmimi ka ruajtur stabilitetin global????

Pse vetem Arditi do bej reklame me majmunin dhe torten e bananeve?!

Lere pastaj gjithe mediat qe jane mbushur me reklama bananesh…

Po perfitoj nga rasti dhe po e kaloj nje konteiner bananesh???