Fjalimi i fundit si presidente: Kosova një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar
Presidentja Atifete Jahjaga, po merr pjese në ceremoninë e organizuar për nder të 8 vjetorit të Pavarësisë, ku u shpreh se, kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, që e përmbledh sakrificën e gjeneratave të tëra për një shtet.

Sipas kryetares se shtetit, kjo është dita e qytetarëve të Kosovës, e amanetit të gjeneratave të tëra që kanë sakrifikuar. Jahjaga tha se Kosova sot, është një demokraci ende e papërfunduar dhe e sfiduar.

"Sot është një ditë feste, e të gjithë atyre që e shohin atdhe të tyre", tha Jahjaga.

Presidentja e vendit, foli edhe për FSK-në, duke e quajtur, e ardhmja e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2016, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori