“Po, të gjithë urinojnë në pishinë!”, deklarata e kampionit të botës në not i çudit të gjithë

Michael Phelps, është shpalluar 20 herë kampion bote në not dhe ka fare pak gjasa që historia e tij të përsëritet, së paku jo për 2-3 dekada të tjera…

Ai është notari më i njohuri në botë prandaj edhe ato që thotë, bëjnë menjëherë xhiron e mediave. Për gazetarët e “Wall Street Journal”, edhe për ta bërë intervistën më gazmore, ka thënë

“Po, unë mendoj që të gjithë urinojnë në pishinë! Është diçka normale, sidomos për notarët. Ne qëndrojmë për një kohë të gjatë në pishinë dhe nuk kemi mundësi të ndërpresim garën për të shkuar në tualet! Duhet të kuptohet nga të gjithë kjo gjë!” Përgjigjja e Michael Phelps ka qenë po aq sportive sa edhe profesioni  i tij!