Fjalët prekëse të Kim Mehmetit për Albin Kurtin: Boshti i patriotizmit, bëje Kosovën që endërronim
Publicisti i njohur Kim Mehmeti ka reaguar pas procesit zgjedhor të zhvilluar fundjavën e kaluar në Kosovë nga i cili doli fitues kreu i Lëvizjes
Vetëvendosje, Albin Kurti për të cilin thotë se ka mundësinë të bëjë tashmë për
Kosovën dhe kombin atë për të cilën shqiptarët ëndërrojnë.
Pasi shpreh urimet e tij për gjithë procesin si dhe fitoren për “Vetëvendosjen”, Mehmeti thekson se VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e
dallon partinë që i shërben
popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato.
“Dhe Lëvizja
Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë
politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që
Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim – shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët”, shkruan mes të tjerave Mehmeti.
Reagimi i plotë:
Urime fitoren Kosovë! Edhe pse të njollosën me korrupsion, edhe pse të lënduan rëndë duke shkelur mbi ëndrrat e rinisë tënde, edhe pse të bënë të dukesh se nuk ia del ta jetosh lirinë, megjithatë ty të ka hije Pavarësia dhe do mbetesh gjithmonë ajo që ke qenë – boshti i patriotizmit shqiptar! Dhe Lëvizja
Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë
politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që
Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim – shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët. Pra VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e
dallon partinë që i shërben
popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato. Dhe pa dyshim se kryetari i VV do i tregojë mbarë shqiptarisë se çka e
dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e
popullit, e barazojnë me karrierën e tyre
politike dhe me mirëqenien e vet personale!
Shtuar më 09/10/2019,
ora 08:37